Lajme

Ambasadori britanik kërkon paraqitje më të mirë ndërkombëtare për Kosovën

By FerizajPress

April 22, 2016

“Është për t’u vlerësuar që debati është kthyer në çështjet si zbatimi i MSA-së dhe zhvillimi ekonomik i vendit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ambasadori O’Connell u shpreh i kënaqur që po krijohen rrethana që Kosova të paraqitet sa më pozitivisht në botë.

Në këtë takim, u diskutua edhe për prezantimin në sport dhe mundësitë për paraqitje pozitive të Kosovës në Lojërat Olimpike, si dhe për marrëdhëniet rajonale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Po kërkojmë mënyra që të dinamizojmë dialogun në rajon dhe me BE-në”, ka thënë presidenti Thaçi.