Lajme

Ambasadori amerikan shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajram Rexhepit

By FerizajPress

August 21, 2017

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili punoi në interes të Kosovës për shumë vite”, ka shkruar Delawie në një postim në Twitter.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi.