Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një paralajmërim për qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri sa i takon datës 21 korrik, kur pritet të miratohet në Kuvend drafti për reformën në drejtësi.
Në “mesazhin për sigurinë”, theksohet se për këtë ditë, ambasada nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim specifik kundër qytetarëve amerikanë apo interesit të SHBA-ve, por duhet treguar vigjilencë.
Ambasada shton se duhet shmangur çdo demonstratë apo grumbullim që mund të ndodhë para apo pas votimit në Parlament.