Zyrtarë të Ambasadës së Kosovës në Turqi bënë të ditur për Telegrafin se deri më tani nuk ka asnjë informacion për ndonjë shtetas kosovar të vrarë apo lënduar në sulmet terroriste që kanë ndodhur mbrëmë në aeroportin “Ataturk” të Stambollit.
Nga tre sulmet në Aeroportin Ataturk mbetën të vrarë, zyrtarisht deri më tani 36 persona, ndërsa 147 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Turqia zyrtarisht ka konfirmuar se tre persona kanë qenë të përfshirë në sulmin e së martës në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit.
Ndërkaq, Ministria e Punëve të jashtme për të gjithë shtetasit e Kosovës që ndodhen në Turqi, apo familjarët e tyre, MPJ ka vënë në dispozicion një numër telefoni të Konsullit të Përgjithshëm në Stamboll, për të adresuar çfarëdo pyetje dhe nevoje. Numri i telefonit është: +905309548870.