Ambasada e RKS-së në Rijad njofton opinionin e gjerë se haxhinjtë tanë të Kosovës që gjenden në vendet e shenjta janë shëndosh e mirë dhe po i kryejnë obligimet e haxhit konfrom axhendes së paraparë nga organizatorët e Haxhit. Zyrtari nga ambasada e Republikës së Kosovës në Rijad, Vahid Haxhiu ia uroi myftiut Naim ef.Ternavës kurban bajramim dhe përcolli përshëndetjet e ambasadorit të Republikës së Kosovës dr. Rexhep Boja.Gjithashtu zyrtari nga ambasada u interesua edhe për gjendjen dhe kushtet e haxhinjve të cilat ishin standarde dhe mjaftë të larta. Organizimi nga BIRK ishte në nivel të duhur ku haxhinjtë ishin shumë të kënaqur me organizimin dhe mbarëvajtjen e Haxhit.
Vahid Haxhiu, Rijad 12.9.2016, Meke, Arabi Saudite