Ambasada e Francës në Prishtinë do të hapë librin e ngushëllimeve në kujtim të viktimave në Nice.
Në një njoftim për media thuhet se libri i ngushëllimeve do të hapet me 18 korrik nga ora 9:00 deri në orën 17:00.
Riviera franceze Nicës është përgjakur mbrëmë nga një sulm terrorist me kamion, ku mbetën të vrarë 84 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Liderët nga e gjithë bota janë solidarizuar me popullin francez për terrorin e së enjtes pas mesnate.