Ferizaj

A&M mega store nga sot në qendrën ”The Village”

By FerizajPress

September 12, 2018

Në kuadër  të  qendrës  “The Village”  në Ferizaj,  që nga sot do të funksionojë edhe “A&M” mega store. Ky dyqan i veshmbathjeve dhe i produkteve higjienike, me ndërrimin e lokacionit u tha se do ta shtoj edhe më shumë numrin e artikujve që kryesisht vijnë nga Gjermania. Drejtori i këtij biznesi në Kosovë Mehdi Shala, tha se Ferizaj është një qytet i cili ka shpreh mjaft interesim për mallin që e plasojnë në treg, ndërsa ofertat e herëpashershme më të favorshme për blerësit, nuk do të mungojnë asnjëherë.

“Tani kemi ardhur me një koncept të ri me produkte shumë të reja që mendojmë se kanë me i ndihmu shumë qytetarit të Ferizjat. Përveç tekstilit, neve na bën të veçantë edhe ardhja e produktit të higjienës, enëve dhe produketve higjienike qe na vijnë kryesisht nga Gjermania, po ashtu këtu kemi edhe produkte  shtëpiake të enëve të firmave “Home”, dyshekët shumë cilësor, e kështu me radhë“, tha Shala.

Përveç biznesit që A&M mega store po ushtron në këtë komunë, ky dyqan Ferizajt i ka mundësuar edhe shumë vende pune.

“Në përgjithësi jemi duke ndihmuar shumë në këtë drejtim në Kosovë, deri më tani biznesi jonë në tërë Kosovën ka mbi 300 punëtorë, ndërsa vetëm në dyqanin tonë në këtë lagje kemi të punësuar rreth 25 punëtorë që vijnë nga kjo komunë, ndërsa së shpejti pritet të hapet edhe “A&M” clothes ku edhe aty do të punësohen 5 punëtorë”, tha Shala.

A&M mega store e themeluar në dhjetor të vitit 2016 është qendër tregtare e cila ofron një llojllojshmëri të gjerë të artikujve.