Almiri i vogël u varros, politikanët flasin për futboll, aktori mallkon politikanët

By FerizajPress

July 03, 2016

Për më tepër, derisa politikanët si Ali Ahmeti nuk kanë deklaruar asgjë, të tjerë si Menduh Thaçi nuk kanë hezituar të shkruajë statuse në llogarinë e tij në facebook për futbollin dhe ndeshjen ndërmjet Gjermanisë e Italisë, raporton lajmi.net.

“Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 lojtarë luajnë 90 minuta dhe në fund fitojnë gjermanët. Urime fansave të Gjermanisë”, ka shkruar Menduh Thaçi.

Postimi në facebook i Menduh Thaçit i para 18 orëve, kohë kur Almiri bëhej gati nga prindërit që të varrosej

Por derisa ai dhe të tjerët politikanë nuk e akne thënë asnjë fjalë për Almirin e vogël, njerëzit e artit si aktori i njohur Xhevdet Jashari, kanë shprehur mllefin ndaj indiferencës së politikanëve shqiptarë në Maqedoni.

“O ju Ali-a o ju Menduh-a o ju deputët të pUopllit, o nuk e di kush jeni atje që ju kena dërgu e votu. A keni fëmij ju, a e dini more sa shumë randë është, a e keni dëgju more ju vajin e vëllaut 7 vjeç se si qan për vëllanë e tij 4 vjeç. A keni ju mëshire a keni ju Zot!!! Po një fjali more nuk e thatë as edhe një të vetme!!!

Yf Jazzek!!!”, ka shkruar ndër të tjera aktori jashari, i njohur me rolin e tij të Arifhikmetit në serialin ‘O sa mirë’, raporton lajmi.net.

Postimi i Ahmetit në facebook, me rastin e  fitorës së kombëtares shqiptare në futboll, por jo edhe për vrasjen e Almirit 4 vjeç

Vrasja e Almir Aliut, 4 vjecarit nga Kumanova nga ana e një maqedonasi, ka shkaktuar indinjatë të thellë gjithkund tek shqiptarët.

Kjo për faktin se vogëlushi është shtypur me veturë vetëm pse prindi i tij i kishte lëshuar radhën një pacienti që me urgjencë kishte shkuar të kërkojë ndihmë mjekësore.

Aktori Xhevdet jashari i cili mallkon politikanët shqiptarë në Maqedoni

Ky gjest njerëzor i prindit të tij, ka bërë që maqedonasi të kacafytet me prindin e Almirit dhe ai me veturë ka shtypur vogëlushin.

Derisa Almiri i vogël është varrosur dje, reagimet për këtë rast nga njerëz të ndryshëm publikë nuk kanë munguar, përveç politikanëve./lajmi.net

The post Almiri i vogël u varros, politikanët flasin për futboll, aktori mallkon politikanët appeared first on Lajminet.