Sport

Alma Loku  me dy medalje të bronzta në “Mramara Cup” në Stamboll

By FerizajPress

November 19, 2016

Alma Loku e KK “Kastrioti” nga Ferizaj në një garë shumë të fortë, në kudër të turneut  “Mramara Cup”  në Stamboll  ka arritur ti siguroi klubit dy medalje të bronzta.

Në një garë në të cilën  morën pjesë rreth 1400 garues, dy  garueset e “Kastriotit”, Alma Loki dhe Blinë Sadiku,  bënë që  të ngritet edhe flamuri i Kosovës

Alma Loki  ka siguruar 2 medalje të bronzta në kategorinë Kata dhe Kumite për moshën 11 vjeç.

Blinë Sadiku një medalje të  bronztë në Kumite për moshën 10 vjeç.