Sport

Alma Loki Kampione e Botës në karate

By FerizajPress

July 01, 2016

Pas Majlida Kelmendit vjen edhe një Kampione e Botës. Kjo është Alma  Loki nga Ferizaj kampione  e Botës në Karate.

Alma Loki nga Klubi i Karatesë Moderne, “Kastrioti” nga Ferizaj, është shpallur  Kampione e Botë në  garat për  Kupën Botërore që po të mbahet në Umag të Kroacisë nga data 27 qershor deri më 2 korrik.

Alma ka  garuar në dy disiplina, në atë “Kata” dhe “Luftra”, në grupmoshat 10 dhe 11 vjeç.

‘Kam punuar shumë për me arrit këtë rezultat. Duhet me ju falënderue trajnerëve që kanë punu me mua për këtë sukses edhe iniciativa e tyre ka qenë për të marrë pjesë në këtë kupë të Botës. I falënderoi për besimin që kanë pas. Kjo fitore ju dedikohet të gjithve ” tha Alma Loki