Sport

Alma Loku dhe Bleron Luzha shpallen  sportist të vitit të Klubit të Karatesë dhe Klubit të KIK BOKSIT ” Kastrioti”

By FerizajPress

December 17, 2016

 

Ferizaj.17.12.2016. Në një ceremoni të organizuar sot, Klubi i Karatesë dhe ai KIK BOX-it “Kastrioti” ka shpallur sot sportistët më të dalluar të klubit.

Epiteti i më të mirës i ka takuar karateistes, kampiones së botës Alma Loku, ndërsa si më i miri në KIK BOKS është shpallur kampioni i Kosovës, Bleron Luzha.

Drejtues të klubit me këtë rast kanë folur për sukseset dhe të arritura e klubit, ndërsa kanë falënderuar Federatën e karatesë, institucionet e pushtetit, donatorët, prindërit dhe trajnerët tha se gjatë këtij viti sportistët e këtyre dy klubeve kanë sjellur hiq më pak se 181 medalje të ndryshme.

 

Alma Loku dhe Bleron Luzha pas marrjes së mirënjohjeve dhe kupave kanë thënë se epiteti i të qenit më i miri është motivim edhe për suksese tjera.

Sukseset e klubit i ka vlerësuar edhe  kryetrajneri i klubit të karatesë ”Kastrioti”, Gani Mahalla. Ai ka thënën se për përcaktimin e sportistit më të mirë nuk kanë qenë e vështirë ngase këtë e kanë përcaktuar rezultatet. Sipas tij në këtë rrafsh klubi ka shënuar një rekord të medaljeve, duke përmendur me këtë rast 24 medalje të arta të arritura në garat me karakter ndërkombëtarë e vendor

Me medalje e mirënjohje janë shpërblyer të gjithë anëtaret e klubit të karatesë dhe pjesa më e madhe të anëtareve të klubit të kik boxit.

Me këtë rast është vlerësuar puna e palodhshme e kryesisë së klubit, trajnerëve, veteranëve, donatorëve, prindërve por edhe e institucioneve të pushtetit.

Kryetari i Klubit të Karatesë ”Kastrioti”, Halil Mahalla, me këtë rast i ka falënderuar të gjithë për kontributin që kanë dhënë në sukseset e klubit Në këtë ngjarje nuk kanë munguar edhe fjalët e mira nga drejtuesit të federatës së këtij sporti.

Ata kanë thënë se klubit”Kastrioti” gjithmonë do ta ketë përkrahjen e merituar.

Ndryshe, Klubi i Karatesë dhe ai i KIK BOX-it ”Kastrioti”, në përmbyllje të vitit analizon të arriturat dhe i shpërblen më të mirët për të arriturat në këto dy sporte luftarake.