Ferizaj

Alma Loki,  si shpata e Kastriotit

By FerizajPress

June 20, 2016

Shumica e vajzave të moshës së sajë ndoshta luajnë  ende me  kukulla apo lozin  “me llastik”,derisa ajo ushtron dhe mëson teknika të reja të karatesë, duke qenë gjithmonë e gatshme për të mësuar diçka të re nga trajnerët,që pastaj ti jep frymë sukcesive çdo teknike të mësuar.

Karateja është pasioni i sajë ,ëndrra e sajë dhe synimi i saj drejtë Lojërave Olimpike 2020, si sfidë e gjithë karateka-ve anekënd globit.

Në sezonin e parë të garave të karatesë kombëtare e ndërkombëtare, pra mbrenda e jashtë Kosovës,nga gjithësejt 9 turne të karatesë,ajo mblodhi 16 medalje dhe dy kupa, në kategorinë KATA&KUMITE për moshën 10/11 vjeçare. 15 të arta 1 të argjendt dhe 2 Kupa si teknik-ja më e mirë

Dhe sfida e saj e radhës është Kupa Botërore për Fëmijë, që mbahet në Umag të Kroacisë nga data 27 qershor deri me 2 korrik të këtij viti,ku nën petkun e reprezentacionit të Kosovës do të synojë  të ngjitet në podium,dhe të kthehet prapë duke shkëlqyer si deri më tani.