Massimiliano Allegri ka sqaruar se nuk kishte probleme me Leonardo Bonuccin në Juventus. Trajneri ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me rikthimin e Bonuccit në Torino. “Kam pasur marrëdhënie të mira me të”, ka thënë Allegri. “Ka pasur diskutime, mirëpo ato ishin edhe me lojtarët e tjerë. Është pjesë e punës. Nuk ka asnjë problem”. “Nuk dua që të flas për afatin kalimtar, ajo është punë e klubit. Juventusi i ka pesë qendërmbrojtës shumë të mirë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/