Sport

Alkool në stadium? UEFA ndryshon ligjin

By FerizajPress

June 27, 2018

Prej disa vitesh UEFA, e kishte ndaluar shitjen dhe futjen e alkoolit gjatë eventeve të organizuara nga vetë ajo. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë një vendim pas mbledhjes së bërë së fundmi duke e ndryshuar këtë rregull. Ligji për ndalimin e alkoolit ishte bërë për të shmangur incidentet me tifozët, dhe për ti kontrolluar ata. Tashmë janë klubet që do të mbajnë përgjegjësi për tifozët e tyre që dalin jashtë kontrollit nga pija. Megjithatë, në Itali dhe Francë, ky ligj nuk do të ndryshojë, pasi të 2 shtetet e kanë të ndaluar të tregëtohet alkool në ambientet sportive.