Njerëz të veshur me uniformën e policisë bashkiake që veprojnë 10 herë më të dhunshëm se vetë forcat special të Policisë së Shtetit.
As rasti i gjobitjes absurde të një gruaje të vjetë për një tufë spinaq pak kohë më parë e shumë e shumë denoncime të tjera të barbarisë së policëve bashkiakë të Erjon Veliajt nuk ka ndikuar aspak në vetpërmbajtjen e kësaj trupe policore që pak nga pak ka marrë trajntën e një bande gjobëvënësisht e dalë jashtë kontrollit.
Aktivisti Besjan Besha ka denoncuar sot, dhunën e radhës së bandës së “bastardëve pa lavdi” të Erjon Veliajt. Në një postim në facebook shoqëruar edhe foton përkatëse Pesha shkruan se: “Kjo zonje eshte e shtrire tani te Pallati i Kongreseve. Policia Bashkiake i mori karocen e kokoshkave dhe asaj i ra te fiket nga stresi. Nuk ka 5000 leke te paguaje gjoben per ta rimarre. Kam 20 min qe kam marre ne tel ambulancen dhe askush nuk duket. Per kokoshkat u deshen 5 minuta, dy furgona dhe nje kamioncine. Per shendetin e saj asnje”.
I pafuqishëm si qytetar për të bërë më shumë në këtë pikë Pesha e mbyll postimin e tij me fjalët: “Nuk kam fuqi as te shaj e as te mallkoj. Jam pa fjale. Bini nje ambulance o plehra, te pakten nje ambulance”.
The post Alivanoset një nënë në Tiranë, kur policia ia merr karrocen me kokoshka (Video) appeared first on Lajminet.