Ferizaj

Aliu uron qytetarët për Ditën e Pavarësisë

By FerizajPress

February 16, 2017

Nëntë vjetori i pavarësisë

Me rastin e nëntë vjetorit të ditës së pavarësisë, kam kënaqësinë që në emrin tim dhe të degës së PDK-së në Ferizaj t’i shpreh urimet e mia të gjithë qytetarëve Ferizajas, popullit të Republikës së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve anë e mbanë për këtë ditë të shënuar në analet e historisë sonë kombëtare. Me dëshirën tonë të përbashkët për forcimin e mëtutjeshëm të shtetësisë së Republikës sonë të re, uroj që viti i ardhshëm dhe njëherit jubilar, ta gjej vendin tonë sa më të zhvilluar në rrafshin socio- ekonomik dhe sa më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Si nxitje e jona për të punuar në këtë drejtim, çdo herë duhet të jenë vuajtjet dhe sakrifica e popullit tonë, si dhe gjaku i dëshmorëve që qëndrojnë në themelet e shtetit tonë të ri. Urime edhe një herë e gëzuar këtë ditë feste të veçantë.