Ferizaj

Aliu: Urime dhe për shumë mote Krishtëlindjet

By FerizajPress

December 24, 2016

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të degës së PDK-së në Ferizaj, ti shprehë urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve katolik për këtë ditë të veçantë të njohur si dita e lindjes së Hyut. Le të përcjellin këto Krishtlindje, të parat pas shenjtërimit të Nënës Terezë, mesazhin e tyre universal të ripërtëritjes, dashurisë dhe humanizmit. Le të jetë kjo festë e vëllazërimit, paqes, mirëqenies dhe harmonisë, si dhe një ditë ku shpërfaqen vlerat tona njerëzore dhe dashuria jonë hyjnore. Me shpresën që në të gjitha shtëpitë tona anë e kënd do të ketë bollëk, begati dhe mirëkuptim unë ju uroj edhe një herë

Urime dhe për shumë mote.