Ferizaj

Aliu u premton përkrahje artistëve ferizajas

By FerizajPress

October 13, 2017

Ferizaj.13.10.2017. Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt Agim Aliu, ka mbajtur një takim me artistët ferizajas. Ai tha se artistët janë ata që e pasurojnë botën dhe se bashkëpunimi me ta është shumë i rëndësishëm.

“Nuk mjafton të marrim vetëm mendime, por ne duhet të mbështetemi edhe me mendime të tjera që të ofrojmë kushte qe ju t’i plotësoni ambiciet e juaja. Synoj që të realizoj një qendër multifunksionale që ju duhet juve si artistë, por jam para dy dilemave, të luftoj për qendër liceun e arteve apo qendrën multifunksionale”, tha Aliu.

Aliu garantoi artistët se nëse udhëheq me Ferizajn, do t’i mbështes fuqishëm festivalet që ekzistojnë në këtë qytet. “Do mbështesim festivalet që janë me traditë, por nuk premtoj se do të mbesin kështu siç janë, por do të luftoj që të kenë mbështetje më të fuqishme, të bëhet ridizajnimi i festivalit ‘’Kosovarja Këndon’’. Unë zotohem se do t’i mbajë premtimet pas 22 tetorit. Unë do të jem argati i juaj”,tha Aliu.

Ndërsa, artistët e pranishëm patën edhe pyetje të ndryshme për kandidatin Aliu, ndërsa ai u zotua se çdo shqetësim të artistëve do ta ketë parasysh, transmeton Televizioni Tema.