Ferizaj

Aliu takon përfaqësuesit e Fondacionit Kosovar të Luksemburgut

By FerizajPress

February 05, 2018

Ferizaj.05.02.2018. Gjatë ditës së sotme, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondacionit Kosovar të Luksemburgut. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm të në mes Komunës së Ferizajt dhe këtij fondacioni, përkatësisht marrëveshjen e tyre me Komunën e Ferizajt për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme.