Ferizaj

Aliu takon drejtues të FVK dhe udhëheqës të klubeve të KVF “Kastrioti” dhe “Ferizaj”

By FerizajPress

March 02, 2018

Ferizaj.02.03.2018. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu takoi drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, KV “Kastrioti” – femrat si dhe KV “Ferizaj” – femrat

Kryetari Aliu, shoqëruar edhe nga drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati – Shabani, sot ka pritur në takim drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës , përfaqësuesit e Klubit të Volejbollit “Kastrioti” – femrat si dhe KV “Ferizaj” – femrat.

Në këtë takim, drejtuesit e FVK-së uruan kryetarin Aliu për mandatin qeverisës duke u shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë me institucionet sportive lokale për avancimin e mëtejmë të sportit të volejbollit në nivel lokal.

Abedin Ibrahimi, Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës u shpreh se Ferizaj ka arritur suksese kulminante në këtë sport, duke nxjerr edhe kampion në gara rajonale e ndërkombëtare.

Në anën tjetër, kryetari Aliu falënderoi për vizitën drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, duke i siguruar se bashkëpunimi mes Komunës së Ferizajt dhe FVK-së nuk do të mungoj. Aliu theksoi qasjen e institucionit të Komunës që sportin ta avancoj edhe më tutje, tashmë me realizimin e projektit të ligës shkollore të sportit që do të shërbej për një rini të shëndosh dhe të angazhuar si dhe avancimit e masivizimit të sportit në nivel lokal.