Ferizaj. 27.01.2018. Muharrem Sfarqa po e manipulon opinionin me paraqitjet e tija. E vërteta e Spitalit të qytetit, projektit të Ministrisë së Infrastrukturës, pezullimet e konkurseve në DKA dhe lëvizjet e kuadrove në administratë komunale, është krejt tjetër Gjatë ditës së shtune ka vazhduar përballja nga distanca ndërmjet ish-kreut të Ferizajt, Muharrem Sfarqa dhe kryetarit aktual, Agim Aliu.
Ky i fundit ka thënë se Sfarqa duhet t’i gëzohet nënshkrimit të projektit të Spitalit, ngase fundja ky projekt është nisur nga ai dhe se me këtë po e përmbush edhe një zotim I bërë gjatë fushatës për jetësimin e të gjitha projekteve që ai ka nisur gjatë mandatit të parë.Gjithashtu, ka lënë që të kuptohet se edhe pezullimi i projekteve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, ka karakter të përkohshëm dhe se këto projekte milionshe për komunën do të realizohen me kohë .Ai e ka bërë përgjegjës Sfarqën edhe për pezullimin e një varg konkursesh në Drejtorinë e Arsimit, ndërsa ka shpjeguar se lëvizjet e kuadrove në administratën komunale janë e drejtë eskluzive e tij.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i ka hedhur sot si të pa baza pretendimet e kreut të degës së LDK-së, Muharrem Sfarqa, lidhur me projektin e Spitalit të qytetit, duke thënë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë përvetësimi dhe se në fakt nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve për ngritjen e këtij spitali përbën një zotim që e ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore për jetësimin e të gjitha atyre projekteve që i ka nisur gjatë mandatit të tij të parë . “Zyrtarizimi I Spitalit të Ferizajt është bërë në qershor të vitit 2012,tash është një gjë e sqaruar që me rishikimin e buxhetit të vitit 2103 është future për herë të parë në kodin buxhetor të ligjit për buxhetin e Kosovës.Unë pikërisht në këtë sallë i kam dorëzuar edhe projektin aso kohe ministrit Agani, tashmë është edhe dokument i arkivuar.Çështja ka shkuar gjatë katër viteve të fundit të qeverisjes në forma të ndryshme,në tri forma të tenderimit ,të anulimeve të tenderëve, projekto e ndërto, kështu e ashtu, por asnjëherë nuk është zgjidhur çështja e Spitalit rajonal I Ferizajt.Madje është ndërruar edhe lokacioni dhe sërish nuk e kemi pasur spitalin.Ka ndodhur ajo që unë e kam thënë gjatë gjithë kohës në fushatë, unë jam duke u rikthyer në pozicionin e kryetarit të komunës për të përfunduar projektet që kam nisur dhe njëri nga ato projektet që kam nisur ka qenë i spitalit “ka thënë Aliu Tutje ka shtuar se edhe projekti i Spitalit është i të njëjtit arkitekt që e ka bërë edhe në kohën e tij, e ky i fundit vetëm sa është zvogëluar .”Në fakt janë shpenzuar para koti që I janë dhënë një arkitekti tjetër që nuk ka bërë kurrgjë vetëm se ka marrë para publike të taksapaguesve të Ferizajt dhe ka përfunduar tek i njëjti projektues.në fakt ajo që ka ndodhur në projektin e spitalit është vetëm zvogëlim i hapësirës së spitalit. Më vjen mirë që ka përfunduar kjo histori”ka thënë Aliu Duku u ndërlidhur me çështje e pezullimit të një projekti nga ana e Ministrisë së infrastrukturës, kryetari Aliu, ka thënë se ai projekt do të jetësohet .”Pezullimi i projektit në fjalë nuk është bërë nga ana ime,është projekt i MI-së dhe është pezulluar nga Ministri Pal Lekaj, i cili ka kërkuar që të gjitha projektet që nuk janë kontraktuar para vitit të ri, ato, të gjitha janë pezulluar deri në një vendim tjetër të ministrit.Ne jemi duke pritur që ata ta japin vizën dhe sigurisht se do të zhvillohen procedurat dhe të nënshkruhet kontrata, nuk është diçka e humbur,por e pezulluar nga ministri” ka thënë Aliu Kryetari Aliu, ka dhënë shpjegime edhe për disa pezullime në DKA-në e Ferizajt dhe lëvizjet e kuadrove në administratën e komunës, duke thënë se kreu i degës së LDK-së, Sfarqa, duket se ka harruar që ka qenë në krye të komunës dhe se e din që kryetari i komunës e ka të drejtën ligjore që të bëj ndryshime të pozitave të caktuara. “ Kryetari e ka të drejtën ligjore që të bëj ndryshime në pozita të caktuara,sepse është përgjegjës I administratës dhe është konform krejt asaj që është edhe vizion i imi. Aq më tepër duke pasur parasysh se kanë pushuar kontratat në vepër të shumë punonjësve,unë kam qenë i detyruar që të bëj një ristrukturim të pozicioneve të caktuar të zyrtarëve, në mënyrë që administrate të jetë efkase në punë”ka shtuar kryetari Aliu, teksa ka vë në dukje se edhe anulimet kanë ndodhur për shkak të ankesave të ndryshme në rastet e konkurseve të zhvilluara në DKA. “Ka pasur ankesa nga Inspektorati i arsimit dhe unë po besoi se ka qenë zbatim vetëm I asaj që e ka bërë inspektorati por edhe komisionet e ankesave që kanë gjetur shkeje serioze të ligjeve dhe procedurave të konkursit.Madje, në shumë prej këtyre shkeljeve është i nënshkruar vetë kryetari Sfarqa,i cili ka nënshkruar për drejtorin, asokohe, Muhamet Halili” ka potencuar kryetari I Ferizajt Agim Aliu. Fundi i bashkëbisedimit Shkruani një mesazh …Vendimi i Ministrit Pal Lekaj për pezullimin e projekteve që nuk janë kontraktuar para 31 Dhjetorit të 2017.