Ferizaj

Aliu reagon ndaj deklaratave të Svarqës për investimet në Ferizaj

By FerizajPress

January 24, 2017

Nënkryetari i PDK-së në Ferizaj, Lulzim Aliu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, dhënë gjatë një interviste për Televizionin Tema, për investimet që do t’i bëjë pushteti lokal gjatë vitit 2017 në këtë komunë.

Më poshtë u sjellim të plotë reagimin e nënkryetarit të PDK-së në Ferizaj, Lulzim Aliu.

Po të mos ishte Muharremi!

E paska dhënë një intervistë Muharrem Svarqa për TV Tema dhe paska treguar për projektet që dashka t’i bëjë gjatë vitit 2017. Qenkan të gjitha projektet që është dashtur të kryhen kohë më parë. E ndonjë edhe që s’mund të kryhet fare.