Ferizaj

Aliu: Presim shumë projekte nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

By FerizajPress

January 16, 2018

Ferizaj.16.01.2018. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Në këtë takim janë biseduar shumë projekte që do të zbatohen bashkërisht mes dy institucioneve si dhe mbështetja në aktivitetet e deritanishme kulturore e sportive që zhvillohen në Komunën e Ferizajt.

Pas takimit, ndër të tjera, kryetari Aliu ka deklaruar: “Ferizajn e presin shumë projekte kulturore, rinore e sportive. Për këtë kam marr mbështetjen e fuqishme në takimin e sotëm me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Komuna jonë ka traditën e gjatë të organizimeve të mirëfillta kulturore e sportive. Një traditë e tillë do të vazhdohet dhe zhvillohet me ide, investime dhe energji të reja” – tha kryetari Aliu.

Mbështetja nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është siguria e implementimit të projekteve zhvillimore – afatgjata për kulturën, rininë dhe sportin në Ferizaj