Lulzim Aliu, anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt njëherit edhe këshilltar politik i zv.Kryeministrit të Parë z.Hajredin Kuçi ka dhënë dorëheqje nga anëtari i Kuvendit në shenjë proteste. Aliu nuk do që të i zhgënjejë votuesit e tij duke qëndruar pjesë e Kuvendit.
Për më shumë lexoni lexoni deklaratën e Lulzim Aliut dërguar FerizajPress:
Po dorëhiqem nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt Nga sot nuk do të jem më anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Po dorëhiqem! Nuk mund të vazhdoj të jem edhe më pjesë e një Kuvendi që ka tjetërsuar krejtësisht rolin e vet. Nuk dua t’i zhgënjej ata që më votuan për të qenë zëri i tyre aty ku mirren vendimet për ta. Ky Kuvend, i krijuar me pazare, po voton vetëm me pazare dhe vetëm për pazare. Me këtë Kryetar komune, i cili ka blerë shumicën e anëtarëve të Kuvendit, qyteti ynë ka rrezik të shkoj drejt kaosit urban e moral. Përfundimisht, nuk dua të jem vulë që mbulon të bëmat e tij, të bëma të cilat e zhvlerësojnë tejmase shtetin dhe e degradojnë atë në nivel shumë të ulët interesash personale e grupore. Kjo është protesta ime! Lulzim Aliu, anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt; këshilltar politik i zv.Kryeministrit të Parë z.Hajredin Kuçi