Ferizaj

Aliu: Po bëjmë gjithë çfarë mundemi, me të gjitha kapacitetet që të mbrojmë qytetarët nga rreziku i virusit COVID-19

By FerizajPress

March 12, 2020

Ferizaj qysh javë më parë nisi ekipin shëndetësor në zonë kufitare, kemi mobilizuar e pajisur punonjësit shëndetësor për përballimin e situatës, po furnizojmë me materiale shtesë higjienike shkollat, inspektorët vazhdimisht po kontrollojnë në terren bizneset për rritjen eventuale të çmimeve të produkteve, anuluam të gjitha ngjarjet me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve e pa më të voglin dyshim, më të nevojshmen, po e bëjmë dezinfektimin e hapësirave e godinave publike. Me kujdes të shtuar e zbatim të masave mbrojtëse, ky rrezik më lehtë do të tejkalohet, ka thënë i pari i Ferizajt Agim Aliu