Ferizaj

Aliu paralajmëron ndryshime në kompanitë publike të qytetit

By FerizajPress

February 07, 2018

Ferizaj.07.02.2018. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka paralajmëruar sot mundësi e ndryshimeve në kompanitë publike të komunës. Kjo për faktin se ato deri më tani kanë shërbyer si trampoline e punësimit dhe rehatimit të funksionarëve politik. Gjatë një bisede për televizionin Liria, kryetari Aliu ka vënë në dukje se me rëndësi në këtë drejtim është ndryshimi I kësaj mendësie me qëllim të ndryshimit të edhe të qasjes menaxheriale në funksion të fuqizimit të këtyre kompanive. “Do të jemi konsistent që kjo mendësi të ndryshohet. Ne , në kuadër të asaj që është mundësi dhe kapacitet dhe përgjegjësi e komunës dhe kompetencë e jona do të provojmë që të fuqizohen kompanitë publike sado që ne kemi një gjendje shumë të rëndë të këtyre kompanive. Për cilën do kompani që ne do të flasim, ne do të flasim për një gjendje të rëndë, qoftë në kompaninë “Pastërtia”, qoftë në kompaninë e Stacionit të Autobusëve, Ambienti apo në cilën do kompani qoftë sepse nuk ka pasur një planifikim të mirë të resurseve të nevojshme për tu plotësuar atë që është pjesë e përgjegjësisë së punës së tyre. Ne po provojmë ta ndryshojmë këtë sepse nuk ka nevojë që të ketë shumë menaxhment dhe staf të menaxhmentit apo staf tjetër në kuadër të këtyre kompanive, por më shumë ka nevoj që të ka punëtorë me përgjegjësi të caktuar në kuadër të fushë veprimit që kanë këto kompani publike. Sigurisht që në bashkëpunim me bartësit e këtyre kompanive publike së bashku edhe me udhëheqjen e re që do të bëhet si këshill komunal i aksionarëve por edhe të pjesës tjetër të udhëheqjes në këto kompani ne do të synojmë që këtë ta ndryshojmë. Në fakt disa gjëra edhe i kemi ndryshuar në disa prej kompanive sepse e dini që kemi marrë disa vendime për zvogëlimin e hapësirave të parkingjeve që ka të bëjë me kompaninë publike “Ambienti” sepse siç e dini , e këtë e kamë thënë edhe gjatë fushatës se kompania publike “Ambienti” ka uzurpuar hapësirat e qytetarëve të komunës së Ferizajt, vetëm e vetëm që të siguroi financa për të rehatuar militantët politik. Kjo nuk do të tolerohet dhe tashmë kemi marrë disa vendime të tilla dhe ne do të bashkëveprojmë me kompanitë publike që ato të kenë një përshkrim të saktë të kontratës së ardhshme në mënyrë që e gjithë puna e këtyre kompanive publike, të cilës do kompani në këtë rast, të ndryshoi profili i punëve apo përmbajtja e kontratave. Pra do të bëjmë kontrata të cilat do e ndryshojnë shërbimin në qytet dhe ne besojmë që më saktësim të këtyre kontratave do të përmirësohet edhe jeta e qytetarëve” ka thënë Agim Aliu.

Për më tepër i pari i Ferizajt, Agim Aliu, ka shtuar se pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhen këto kompani, interes parësorë mbetet përgjegjësia menaxheriale dhe llogaridhënia. “Pavarësisht vlerësimeve institucionale që ne mun të bëjmë, qoftë këshilli komunal I aksionarëve apo kushdo qoftë nga zyrtarët që janë të afërt me kompanitë publike në kuptimin e përgjegjësisë, siç është Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë rast, unë besoi se performancën më së miri në fund e gjykon qytetari. Ne e dimë që qytetarët janë të pakënaqur me shërbimet që ofrohen. Ne dëshirojmë të ndryshojmë mentalitetin. Nuk është detyrë e kryetarit që të thërras, në secilin intervenim që duhet të bëhet, përgjegjësit e kompanive publike. Çfarë bëjnë ata aty? Cila është puna e tyre? Nuk është e imja tua them se cila është puna e tyre. Ata do të duhej ta dinë punën e tyre, sepse si rezultat i asaj “pune” ata paguhen. Duhet ta arsyetojnë pagën që ata e marrin, dhe ne do të kërkojmë përgjegjësi për secilën pagë dhe për secilën pagë dhe secilin shërbim që kërkohet nga qytetari. Por njëkohësisht me lejoni që tu adresohem qytetarëve që ashtu siç janë duke komunikuar përmes rrjeteve sociale dhe mundësive të tjera me mua si kryetar komune, që qdo vërejtje që ata kanë ta adresojnë në facebook-un tim apo cilën do mënyrë sepse jam i interesuar që bashkë me ta ndryshojmë cilësinë e shërbimeve të këtyre kompanive në raport me qytetarët” ka thënë Aliu. Se duhet një intervenim urgjent në këto kompani e pranon edhe kryetari Aliu, por që në të ardhmen u mbetet komisioneve të aksionarëve që me rastin e përzgjedhjes së Bordeve nëpër këto ndërmarrje ti respektojnë kriteret e konkursit dhe në këto pozita të vinë njerëz profesional. “ Unë besoj se Këshilli Komunal i Aksionarëve duke pasur parasysh edhe ligjin do të bëjë përzgjedhjen sipas konkurseve. Sigurisht që në fillim duhet një intervenim më emergjent por pastaj do të ketë një konkurs ku vërtet Bordet do të jenë profesionale në mënyrë që profesionalisht të vlerësohet puna e secilës kompani publike që shërben në komunën e Ferizajt dhe që është në përgjegjësinë komunale. Profesionalizmi është një prej premtimeve dhe çdo ditë e punës sime ka qenë përmbajtje e premtimeve që unë kamë bërë. Edhe ditët në vijim do të jenë ditë të përmbushjes së zotimeve të mia gjatë prezantimit të platformës sime para qytetarëve të Ferizajt” ka thënë Aliu. Pothuajse të gjitha kompanitë publike në komunën e Ferizajt afarojnë me probleme dhe vështirësi financiare. Kjo ka ardhur nga keqmenaxhimi I resurseve humane që kanë sjellë probleme financiare, transmeton Televizioni Liria.