Ferizaj

Aliu ngushëllon familjen e gazetarit Idrizi. “Pusho i qetë, Skënder!”

By FerizajPress

April 07, 2017

Pusho i qetë, Skënder!

Mbrëmë qytetit tonë iu shua një yll. Iku vrullshëm dhe pa zhurmë, ashtu edhe siç jetoi. Mbrëmë nga ne u nda qytetari shembullor, gazetari i mirënjohur dhe mësimdhënësi i pa lodhur Z. Skënder Idrizi. Ne, Partia Demokratike, dega në Ferizaj, duke çmuar punën dhe veprën e tij sublime dhe të pa lodhur, duke çmuar kontributin dhe profesionalizmin e tij, si në rrafshin personal, po ashtu edhe në atë profesional, dëshirojmë të shprehim dhembjen dhe ngushëllimet tona familjes, farefisit, shokëve dhe gjithë qytetit tonë për të cilët nuk u kursye kurrë. Skënderi ishte dhe do të mbetet shembull për ne dhe për të gjithë qytetarët tonë se si jetohet, punohet dhe kontribuohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të palodhshme për komunitetin, shoqërinë dhe gjithë vendin në të mirë të zhvillimit, prosperimit dhe avancimit të proceseve në edukim, gazetari, kulturë, e shumë e shumë të tjera. Ikja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për të gjithë Ferizajn dhe më gjerë. Ai, puna dhe vepra e tij do të kujtohen me pietet përherë në qytetin tonë, ku gjurmët dhe shkëlqimi i tij do të mbeten të pa shlyera përgjithmonë.

Me respekt dhe dhembje të thellë!

Partia Demokratike -dega në Ferizaj Kryetari, Agim Aliu