Ferizaj

Aliu ngushëllon familjen Sahiti me rastin e vdekjes së sportistit Skender Sahiti

By FerizajPress

January 21, 2019

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka ngushëllar Familjen Sahiti me rastin e vdekjes së sportistit të dalluar ferizajas, portierit e lojtarit të Borcit famoz, trajnerit të hendbollit të përmasave ndërkombëtare, Skender Sahiti.

Ky është telegrami i ngushëllimit të kryetarit Agim Aliu dërguar familjes Sahiti, ,klubit të Hendbollit “Kastrioti” dhe të gjithë komuniteteve sportive.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e parakohshme të sportistit të dalluar ferizajas, portierit e lojtarit të Borcit famoz, trajnerit të hendbollit të përmasave ndërkombëtare, Skender Sahiti.

Ferizaj edhe vitin që shkoi humbi disa nga ikonat e sportit lokal, mirëpo trashëgimia e tyre ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe sukseset e sportit ferizajas.

Më lejoni që në emër të qytetarëve të Ferizajt, ekzekutivit të komunës, t’i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Sahiti, sportistëve të Klubit të Hendbollit “Kastrioti”, veteranëve të ish-Klubit “Borci”, Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv në Ferizaj e më gjerë.

Kujtimi për të do të trasoj guximshëm rrugën e lavdisë së sportit ferizajas.

Lamtumirë, Keno! Dritë pastë shpirtiytluftarak!