Ferizaj

Aliu ngushëllon familjarët dhe dashamirët e futbollit për vdekjen e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

By FerizajPress

June 09, 2018

Lajmi për vdekjen e parakohshme të “Maradonës Shqiptare” – ikonës së futbollit mbarëshqiptar Fadil Vokrri, na pikëlloi të gjithëve. Sporti kosovar humbi ikonën. Federata e Futbollit të Kosovës, mbeti pa drejtuesin emblematik. Futbolli dhe dashamirët e tij janë në zi. Tifozët janë të heshtur. Jam i lumtur që isha njëri ndër shikuesit e lojës së tij të futbollit në epokën e artë të legjendës, Fadil Vokrri. Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqve! Lamtumirë legjendë Vokrri!