Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se nënkalimi te stacioni i Policisë për vetura dhe këmbësorë tashmë ka përfunduar gjysmën e punës dhe pothuajse është në fazën përfundimtare.
I pari i komunës ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihen pamje nga realizimi i këtij projekti.
“Vepra madhore infrastrukturore e transformimit urban – Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë, tashmë ka mbyllur gjysmën e punimeve për të vijuar me dinamikë të lartë edhe në gjysmën tjetër, çdo ditë drejt e më pranë përfundimit”, ka thënë Aliu.
https://www.facebook.com/AgimAliuPDK/videos/1601557454026786