Ferizaj

Aliu: Në kabinetin tim, unë jam më i moshuari!

By FerizajPress

August 12, 2018

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes një postimi në faqen zyrtare të komunës ka uruar të rinjtë për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. “Të rinjve në qeverisjen time i kam besuar përgjegjësi shtetërore. Jam i rrethuar nga ide, energji e dinamikë që vetëm të rinjtë mund ta bartin në krahët e suksesit” ka thënë Aliu.

Ky është postimi i plotë i kryetarit Aliu

Në kabinetin tim, unë jam më i moshuari!

Të rinjve në qeverisjen time i kam besuar përgjegjësi shtetërore. Jam i rrethuar nga ide, energji e dinamikë që vetëm të rinjtë mund ta bartin në krahët e suksesit.

E vetmja rrugë për fuqizimin e rinisë është vendimmarrja nga vet ata. Këtë model e kam instaluar në çdo pore të jetës institucionale dhe do ta vazhdoj tutje.

Urime 12 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë!