Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, së fundmi ka nisur një “kampanjë” në rrjetin social Facebook, ku përmes postimeve po falënderon njerëzit që dhanë kontribut për qytetin që ai drejton.
Profilet e personaliteteve që sipas tij e ndërtuan Ferizajn, po përcillen me fotografi e biografi të tyre, derisa siç tha ai shpeshherë njerëzit janë të padrejtë ndaj atyre që kanë dhënë shumë për kombin me anë të veprimtarive të tyre dhe në këtë mënyrë përkujtohen e nuk harrohen.
Për këtë nismë të Aliut janë falënderues personazhet që ai po ‘promovon’.