Lajme

Aliu: Marrëveshja mes Kosovës e Maqedonisë u shkon në favor qytetarëve

By FerizajPress

April 16, 2016

Marrëveshja e nënshkruar në mes Kosovës dhe Maqedonisë për kalimin kufitar në mes dy shteteve nga qytetarët vetëm me letërnjoftim do t’u shkojë më së shumti përshtati shtetasve të dy vendeve, ka thënë për Ora e Fundit në Klan Kosova Remzi Aliu, komandant në Pikën Kufitare Kosovë – Maqedoni në Han të Elezit.

Ai ka thënë se fillimi i implementimit të kësaj marrëveshje do të bëhet në një mënyrë ceremoniale me datën 17 në orën 10:00.

Komandanti Aliu tha se personeli në këtë pikë kufitare është i gatshëm të përballojë rritjen e fluksit, por nëse veç duhet atëherë do të shtohet edhe numri i policëve dhe gjithçka do të jetë nën kontroll.