Editorial

Aliu: Forumet e grave në parti politike, mashtrimi më i madh që burrat ua bëjnë grave

By FerizajPress

April 30, 2017

Krijimi i forumeve të grave nëpër partitë politike ka qenë dhe është mashtrimi më i madh që burrat ua kanë bërë grave në emër të përkrahjes së tyre. Gratë duhet inkurajuar që të garojnë me burrat dhe jo të diskriminohen në këtë formë. Atyre duhet krijuar kushte për t’u marrë me politikë dhe të ndihmohen në këtë drejtim por jo të “priviligjohen” si të “paafta”. Fatkeqsisht, si pasojë e këtij keqtrajtimi, sot shumica e grave janë të bindura se për to, burrat janë të paarritshëm. Si rrjedhim ,nëse i duam gratë në politikë dhe nëse duam që ato të ndihen të barabarta me ne, atëherë duhet shuar Forumet e Grave nëpër partitë politike. PDK-ja duhet të jetë partia e parë që duhet ndërmarr këtë hap.Lulzim Aliu