Ferizaj

Aliu falënderon të gjithë ata që ndihmuan gjatë kohës së pandemisë

By FerizajPress

May 21, 2020

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu  përmes një postimi ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan gjatë kohës së pandemisë së COVID-19.

Aliu ka falënderuar psikologët, psikiatrit, mjekët familjar, logopedët, klerin  fetar e profesionistë të shëndetit mendor.

Gjatë ditës së sotme ai ka ta takuar disa prej tyre në kabinetin e tij.

“Shtabi Emergjent i Ferizajt për përballjen me pandeminë COVID-19, herët e kuptoi se përveç masave mbrojtëse e kufizuese në dobi të shëndetit publik, një brengë zinte edhe shëndeti mendor gjatë izolimit, andaj u përkujdesëm që me dhjetëra vajza e djem, burra e gra të përçojmë çdo ditë zërin profesional tek dhjetëra-mijëra ferizajas.

“Faleminderit energjiplotëve psikologë, psikiatër, mjek familjar, logopedë, kler fetar e profesionistë të shëndetit mendor që për afro 100 ditë ndatë më të shtrenjtat e të vlefshmet këshilla, rekomandime e biseda tejet të nevojshme për qindra e mijëra ferizajas, përmes shërbimit psikologjik, logopedik e konsultave psikologjike falas që ofruat.FALEMINDERIT!” ka shkruar Aliu.