Ferizaj

Aliu: Edhe një Kup Kampioni në vitrinën e fitoreve të sportit ferizajas!

By FerizajPress

July 03, 2020

Kryetari I Ferizajt, Agim Aliu  ka pritur lojtaret e klubit të hendbollit për femra “Ferizaj”

Klubi I Hendbollit , Femrat”Ferizaj” javë e kaluar u shpall Kampion i Kosovës në hendboll.

“Sot prita vajzat sukseseplotë, trajnerët e drejtuesit e Klubit të Hendbollit Femrat “Ferizaj” të cilat javën që shkoi i sollën Ferizajt e sportit ferizajas titullin e kampionit.

Mbresëlënës vullneti e pasioni i vajzave e menaxhmetit të klubit për t’i dhënë këtij sporti e Ferizajt ngjyrat e kampionit, përkrahje që do ta kenë përherë nga qeveria ime.

Urime Kupa e Kampionit, Ferizaj!” ka shkruar Aliu.