Ferizaj

Aliu: Dardania – shembulli që mbështetëm në projekte komunitare

By FerizajPress

November 10, 2020

I pari i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatin Dardani të Ferizajt. Gjatë kësaj vizite  Aliu është njoftuar me problemet e banorëve të këtij fshati dhe   ka sigurua banorët që do të kenë mbështetjen e Qeverisë Komunale  për rregullimin e infrastrukturës.

“Shembujt e organizimit e punës në dobi të fshatit siç është komuniteti i fshatit Prelez i Muhaxherëve, po zgjerohen e shtohet edhe me komunitetin e fshatit Dardani.

Është rregullimi i infrastrukturës së Tregut të Gjelbër dhe të Kafshëve në Dardani, investimi në nivelizimin e hapësirave të konsiderueshme në këtë fshat e të tjera investime që synojmë të bëjmë, të cilat mbi të gjitha flasin për vëmendjen që ka qeverisja jonë për këtë fshat e të cilat investime, bashkë me kryesinë e kryetarin e fshatit Dardani, i vizitova sot.

Fondi për projektet komunitare që kemi planifikuar, i pari i këtij lloji, synojmë ta rilind organizimin komunitar të vet fshatrave përmes drejtuesve e përfaqësuesve të tyre” ka shkruar kryetari Aliu.