Liverpool pagoi një shumë rekord për portierin brazilian duke e marrë nga Roma për 73 mln euro dhe tani i është bashkuar ekipit të Klopp në Francë. “Ka qenë një ditë e bukur të cilën e kam pritur me padurim,” shprehet Alisson për faqen zyrtare të Liverpool. “Kam shijuar disa ditë të mirë pushimi me familjen por mezi po prisja të filloja sezonin e ri. Është dita e parë por ndihem si në shtëpinë time.” Edhe shoku i ekipit Roberto Firmino është rikthyer me ekipin ditën e martë dhe mund të luajë një rol në dy miqësoret e mbetura të Liverpool ndaj Napolit dhe Torinos. Të kuqtë do ta nisin sezonin ndaj West Ham më 12 gusht.