“Në vend të replikës me jargavitjet e Ramës: Përshëndetje z. Basha! Jam një demokrat i orëve të para që në vitin 1990. Sapo ndoqa bolshevikun Alfred Peza në televizion i cili akuzon të djathtën për dekriminalizimin.
Në fakt ai ka të drejtë sepse me datë 22 nëntor 1991 kur unë drejtoja revoltën e studentëve ushtarak kundër diktaturës ai si oficer drejtues nxori koburen e tij dhe qëlloi mbi mua dhe shokët e mij.
Mbi 2 mijë studentë e pedagogë të asaj shkolle e din këtë akt por edhe sot heshtin! Ne nuk u kthyem mbrapsht por e përzumë nga shkolla këtë kriminel me rroba ushtarake. Koha dhe partia e tij e ngritën dhe vlerësuan në maksimum. Është koha e maskarenjve! Ju uroj çdo të mirë! I.M.”, shkruan Lulzim Basha.
The post “Alfred Peza më qëlloi me kobure” appeared first on Lajminet.