Sport

Alex Sandro zgjedh ekipin për sezonin e ri

By FerizajPress

July 24, 2018

Alex Sandro nuk do të largohet nga Juventus. E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se mbrojtësi brazilian ka vendosur të mbetet në Torino. Sandro ka zgjuar interesim nga Manchester United dhe Paris Saint-Germain, përcjell “lajmi.net”. Por, e ardhmja e tij së paku edhe për një tjetër sezon pritet të jetë në Juventus. /Lajmi.net/