Lajme

Aleksi që mahniti botën me letrën drejtuar presidentit Obama, është shqiptar

By FerizajPress

September 22, 2016

Gazetarja amerikano-shqiptare, Laura Konda ka shkruar në profilin e saj në Facebook se djaloshi Aleks që preku botën përmes letrës dërguar presidentit Barack Obama rreth bashkëmoshatarit të tij sirian, Omran, është shqiptar nga Shqipëria.  6 vjeçari Alex nga New Yorku kishte shkruar këtë letër pasi kishte parë fotografinë e përgjakur të sirianit  Omran Daqneesh, e cila kishte shkaktuar zemërim në mbarë botën.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka komentuar letrën që i është drejtuar atij, duke thënë se ajo është shkruar nga një fëmijë, i cili nuk është mësuar të jetë cinik apo frikacak.

Kjo video është shpërndarë më shumë se 100 mijë herë dhe është parë rreth 10 milion herë në rrjetin social Facebook, ndërsa është shpërndarë edhe nga Shtëpia e Bardhë dhe faqja e presidentit Obama, informon botasot.info.

Djaloshi 6 vjeçar shqiptar e kishte nisur letrën

“I nderuar presidenti Obama, a e kujtoni djaloshin sirian, të cilin e  kishte marrë ambulanca?”.

“A mund të shkoni ta merrni atë dhe ta sillni në shtëpinë tonë..Ne do t’ju presim juve me flamuj, lule dhe balona. Ne do t’i ofrojmë atij ngrohtësinë e familjes dhe ai do të jetë vëllau im”, vazhdon letra e 6 vjeçarit nga New Yorku.