Aleksandar Vuçiq shkon në Moskë për shërim, takohet me Putinin

By FerizajPress

May 26, 2016

Atje ai pritet që më vonë gjatë ditës të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, tha zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov.

“Kryeministri Vuçiq i Serbisë është në Moskë në vizitë private, dhe brenda kornizës së qëndrimit të tij në Moskë, ai do të takohet me presidentin Putin”, tha Dmitry Peskov, transmeton agjencia TASS nga Moska.

E përditshmja beogradase, Blic, ka raportuar se kabineti i zotit Vuçiq ka vërtetuar se kryeministri i Serbisë është në Moskë për kontrolle mjekësore.

The post Aleksandar Vuçiq shkon në Moskë për shërim, takohet me Putinin appeared first on Lajminet.