Lajme

Aldon Sadiku, nënkampion Ballkanik në Bodybuliding

By FerizajPress

May 22, 2018

Pas një përgatitje të gjatë,më në fund vjen edhe shpërblimi.Nga 18-20 Maj  në Rumani u mbajt Kampionati Ballkanik  (Drobeta Turnu Severin) në Bodybuliding, ku Aldon Sadiku nga Ferizaj u shpallë nënkampion Ballkanik.

“Kjo ishte gara ime e parë jashtë vendit dhe u shpalla Nënkampion Ballkanik në kategorinë “Men’s classic bodybuilding”,por fakti është se mbrapa meje mbetën serb e rumun dhe kjo për mua llogaritet si një fitore shumë e madhe” ka thënë Sadiku Sadiku ka falënderuar Federatën e Bodybulidingut dhe Fitnesit të Kosovës për angazhimin që treguan ndaj garuesve duke i motivuar.

“Faleminderit familjes sime për përkrahjen e vazhdueshme, gjithë shoqërisë, Gjithashtu faleminderit edhe Studio Elvira për mbështetje!E Gjithë kjo punë dhe këto rezultate të një pas njëshme nuk do të mund të ishin arritur pa ndihmën e trajnerit Xhevat Asllani,ku edhe e falënderoj shume,dhe i them qe ky është vetëm fillimi dhe gara parë jashtë vendit,shpresoj dhe besoj të vazhdoj këtë ritëm dhe mos të ndalem asnjëherë” ka thënë Sadiku.