Sukseset e të rinjve ferizajas në sporte të ndryshme po shtohen çdo ditë. Së fundmi, në Kampionatin Mediteran të Boullingut që u mbajt në San Marino, me pjesëmarrjen e 15 shteteve, është i riu ferizajas Albin Osmani nga Klubi i Boullingut “Kastrioti” nga Ferizaj, që zuri vendin e tretë në kategorinë individuale, duke i sjellë Kosovës për herë të parë Medaljen e Bronztë në arenën ndërkombëtare
Në këtë ngjarje Kosovën e përfaqësuan:
Kategoria Femrat:
Kaula HaziriMalda Susuri
Kategoria Meshkujt:
Albin OsmaniMirsad Sejdiu
Në këtë Kampionat morën pjesë 15 Shtete me gjithsej 30 sportiste femra dhe 30 sportistë meshkuj.