Lajme

Albin Kurti shkarkon Avdullah Hotin

By FerizajPress

March 26, 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar zëvendëskryeministrin e parë në detyrë, Avdullah Hotin.

Ky shkarkim i Hotit ka ardhur menjëherë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit ku bëhet i ditur vendimi i Kurtit për shkarkimin e Hotit nuk është dhënë arsyetimi për këtë shkarkim.

Qeveria Kurti është rrëzuar sot në Kuvendin e Kosovës me 82 vota pro, pas mocionit të mosbesimit të inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mocioni i mosbesimit ka ardhur si rezultat i shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu nga kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.