Ferizaj

Albin Kurti nesër viziton Ferizajn

By FerizajPress

April 09, 2020

Nesër është paralajmëruar se Kryeministri në detyrë Albin Kurti do të vizitoj Ferizajn.

Kurti gjatë kësaj vizite do të jetë i shoqëruar edhe nga Ministri në detyrë i  Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe Emilija Redžepi Ministre në detyrë e MAPL-së 

Bëhet e ditur se vizita e nesërme  bëhet për t’u njohur me veprimet e ndërmarra si dhe nevojat e Komunës për menaxhimin e situatës me virusin COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar zyra për informim e kryetarit të Ferizajt