Lajme

Albin Kurti-kryeministër i ri i Kosovës

By FerizajPress

February 03, 2020

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tashmë zyrtarisht ka marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës. Me 66 vota për  e 10 abstenime kjo qeveri është zgjedhur, sipas nënkryetares së Kuvendit. Ky kabinet nuk është votuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate.

Kabineti qeveritar i Kurtit do të ketë 15 ministri ku gjashtë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri nga komunitetet pakicë. Gjatë ditës së djeshme janë bërë të ditur edhe emrat e ministrave nga dy partnerët e koalicionit.