Lajme

Albin Kurti dhe Donika Kadaj do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim

By FerizajPress

December 07, 2017

Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirim nga paraburgimi të Albin Kurtit dhe Donika Kadajt.

Gjykata ka vendosur që të njëjtit të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Seanca e sotme ka përfunduar, ndërsa tjetra me radhë është caktuar të mbahet më 20 dhjetor 2017, në orën 9:00. /Express-/