Lajme

Alarmi i ambientalistëve: Shqiptarët po hanë plastikë!

By FerizajPress

July 23, 2018

Lënda bazë e qeses plastike është nafta. Që një qese plastike të dekompozohet, i duhet mbi 500 vjet. Shumë prej tyre përfundojnë në lumenj. Po cili është fati i qeseve pas përdorimit nga njerëzit? Copëzat e kësaj plastike shumë herë gëlltiten nga peshqit, ku më pas substancat helmuese përfundoj në organizmin e këtij të fundit. Pavarësisht kësaj, plastika nuk shkatërrohet pasi jeton më shumë se vetë peshku.

Po çfarë ndodh me pas?  Peshku së bashku me substancat helmues vjen në tryezën tonë si një ushqim i pasur proteinik, por jo gjithmonë është i tillë.

“Kjo plastika jonë vetëm që ndot oqeanin siç ndot lumenjtë nga ana vizive, por ka një efekt të dëmshëm në të gjithë ekosistemin marrin. Dhe dëmi më i madh është nga mikroplastika. Mikroplastika depërton edhe në indet e peshkut”, shpjegon Lavdosh Ferruni, ambientalist.

Ndërsa sipas nutricionistet Enkelejda Ferrollari konsumatori duhet të tregohet i zgjuar në ushqimin që konsumon.

“Në këtë rast unë përfitoj të them që një peshk rezervati është më i mirë se një peshk i detit, sepse një peshk rezervati nuk është i ekspozuar ndaj këtyre elementëve plastike. Gjithsesi edhe peshku i detit nuk mund të themi që është i intokontaminuar deri në fazën që do të shkaktoj problem të mëdha në organizëm”, tha Enkelejda Ferrollari, nutricioniste.