Sport

“Alarm” për Realin, Messi ka një plan të frikshëm për sonte

By FerizajPress

April 02, 2016

Lionel Messi ka një arsye shtesë për të realizuar gol ndaj Real Madridit, jo vetëm një por dy.

Sulmuesi i Barcelonës ka realizuar 498 gola në karrierën e deritashme, andaj është vetëm dy shënime larg nga shifra prej 500, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Reprezentuesi argjentinas ka realizuar 448 gola për Barcelonën, 307 në La Ligë, 83 në Ligën e Kampionëve, 39 në Cop adel Rey, 11 në Superkupën e Spanjës, 3 në Superkupën e Evropës dhe 5 në Kampionatin botëror për klube.

Kurse, me Argjentinën ka realizuar 50 gola, i fundit nga penalltia në fitoren ndaj Bolivisë, më herët gjatë kësaj jave.